BDI: Gjuhët zyrtare janë pasuri e përbashkët e shtetit dhe një garanci për barazinë e të gjithëve

Maqedonia

BDI: Gjuhët zyrtare janë pasuri e përbashkët e shtetit dhe një garanci për barazinë e të gjithëve

Më: 23 janar 2025 Në ora: 15:16
BDI

Vendimi i fundit i shumicës parlamentare pa legjitimitet etnik për ta ulur statusin e gjuhës shqipe nga gjuhë zyrtare në ligjin për mbrojtjen e fëmijëve është një sulm i hapur ndaj barazisë dhe Marrëveshjes së Ohrit, thuhet në reagimin e sotëm të BDI-së.

“Ky veprim nuk është vetëm një akt diskriminues ndaj gjuhës shqipe dhe shqiptarëve, por edhe një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e bashkëjetesës dhe tolerancës ndëretnike në vendin tonë.

Marrëveshja e Ohrit dhe përparimet që janë bërë deri më sot janë fryt i një pune dhe sakrifice të përbashkët, dhe nuk do të lejojmë që ato të rrënohen sistematikisht.

BDI-ja fton të gjitha palët relevante, shoqërinë civile, komunitetin ndërkombëtar dhe qytetarët të ngrisin zërin kundër këtij vendimi të padrejtë.

Ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë çështje çdo ditë deri në kthimin e ligjit në një formë që respekton barazinë gjuhësore dhe etnike”, thonë nga atje.

Nga BDI thonë se gjuhët zyrtare janë pasuri e përbashkët e shtetit dhe një garanci për barazinë e të gjithëve. Sulmet ndaj tyre janë sulme ndaj vlerave bazë të demokracisë sonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat