Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ramiz Merkos

Maqedonia

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ramiz Merkos

Më: 24 janar 2025 Në ora: 15:12
Ramiz Merko

Gjykatësi i Gjykatës Themelore Penale në Strugë, Jovan Jovanov njoftoi se është anuluar seanca e sotme gjyqësore ndaj Ramiz Merkos, për blerjen e veturës Audi A6 nga ana e komunës së Strugës.

Sipas njoftimit, gjykimi do të vazhdojë më 5 mars.

Në ora 09:00 me gjykatës tjetër.

Paraprakisht, në të njëjtën gjykatë u mbajt seancë edhe për akuza të tjera ndaj Merkos për emërimin, siç thuhet në akuzë, të paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla fillore, në fshatrat Podgorcë, Labunishtë, Radolishtë dhe Veleshtë, respektivisht ku për drejtorë ishin emëruar persona që nuk i plotësonin kushtet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat