Stoilkoviq: Veproj në përputhje me vendimet e shtetit të RMV-së

Maqedonia

Stoilkoviq: Veproj në përputhje me vendimet e shtetit të RMV-së

Më: 24 janar 2025 Në ora: 16:07
Ivan Stoilkoviq

Zv. kryeministri dhe ministri i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve, Ivan Stoilkoviq, në lidhje me përdorimin e termit “Kosovë dhe Metohi” në faqen e Ministrisë së tij, theksoi se kjo ishte nga një deklaratë e postuar në profilin e tij në Facebook gjatë një vizite në Beograd, por që ai si ministër në Qeverinë e Maqedonisë, në veprimtarinë e saj politike do të veprojë në përputhje me vendimet e shtetit maqedonas.

Megjithatë, ai thotë se për popullin serb do të mbetet gjithmonë kështu, sepse siç tha ai është në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

“Kjo është një deklaratë që është postuar në profilin tim në Facebook gjatë një vizite në Beograd dhe unë iu përgjigja mediave shqiptare.

Për të gjithë pjesëtarët e popullit serb, do të jetë gjithmonë “Kosova dhe Metohia”, sepse kjo është në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara”, tha ai në një ngjarje për shënimin e Shën Savës – festa kombëtare e komunitetit serb në Maqedoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat