Dëmtohet Fondi i Sigurimit Shëndetësor për mbi 142 mijë euro, policia financiare dorëzon kallëzime penale

Maqedonia

Dëmtohet Fondi i Sigurimit Shëndetësor për mbi 142 mijë euro, policia financiare dorëzon kallëzime penale

Më: 24 janar 2025 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Drejtoria për Policinë Financiare ka dorëzuar kallëzim penal kundër një administratori të një subjekti juridik dhe kundër vetë kompanisë, me dyshimin se me deklarata të rreme kanë dëmtuar Fondin e Sigurimit Shëndetësor për më shumë se 142 mijë euro.

Të dyshuarit e kanë kryer veprën penale gjatë periudhës 2014–2016.

E dyshuara ka dhënë deklarata të rreme për mjete ndihmëse ortopedike, të cilat janë faturuar në Fondin e Sigurimit Shëndetësor.

Me këtë veprim, ajo e ka mashtruar Fondin dhe ka çuar institucionin në lajthitje, duke i mundësuar kompanisë të faturojë shuma për mjete ndihmëse ortopedike të papërshtatshme, gjë që ka rezultuar në përfitim të paligjshëm pasuror prej mbi 8 milionë denarësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat