“One Stop Shop” RMV-Kosovë, do të nisë të zbatohet pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë

Maqedonia

“One Stop Shop” RMV-Kosovë, do të nisë të zbatohet pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë

Më: 24 janar 2025 Në ora: 20:59
Ilustrim

Në kufirin e Bllacës, qytetarët vazhdojnë të presin gjatë duke i ndaluar nga dy herë. Krerët e dy qeverive, të Maqedonisë dhe Kosovës, u së fundmi u dakorduan që në Bllacë dhe Jazhincë, të ketë vetëm një ndalesë, apo e njohur si One Stop.

“Veturat në kufirin e Bllacës ndalohen dy herë për kontroll. Edhe në kufirin e Maqedonisë, edhe në kufirin e Kosovës. Edhe pse dy shtetet në seancën e fundit e përbashkët qeveritare, vendosën që nga një janari, të vendoset sistem për një ndalesë, gjegjësisht, në hyrje në Kosovë të ndalohet vetëm në Kosovë, e gjatë hyrjes në Maqedoni, të ndalohet vetëm në kufirin e Maqedonisë”.

Ky sistem ende nuk është vënë në funksion. Qytetarët të cilët takuam në vendkalimin kufitar, thonë se ndodhë që të presin deri në një orë për të kaluar kufirin.

“Do të kishte qenë mirë, pse jo. Po bëhet shumë kolonë këtu sedi a e keni vërejtur. Shumë kolona po bëhen. Unë jam nga Hani i Elezit, duhet të pres gjysmë ore, një orë ndonjëherë për asgjë”, tha një qytetar.

“Do të kishte qenë mjaftueshëm një herë, kishte me qenë e rrugës të ishte pikë e përbashkët e kufirit për të udhëtuar më lirë dhe më shpejtë. E kemi informacionin, bile pak më herët e diskutuam edhe mes vete por sigurisht ndoshta për shkaqe teknike ende nuk kanë arritur por besoj që shumë shpejtë do të realizohet edhe në këtë pikë kufitare”, u shpreh një qytetar.

“Duhet të bëhet praktikisht One-Stop, të ndalohet në një vend. Në Kosovë ka fushatë për zgjedhje parlamentare. Pres që pas përfundimit të fushatës, të përshpejtohet ky proces. Tek ne edhe në formë teknike edhe administrative puna ka përfunduar. Le të përfundojnë atje zgjedhjet dhe ta finalizojmë edhe atë projekt”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.

One Stop në Bllacë ishte paralajmëruar të vihet në funksion nga 1 janari i vitit të kaluar, pasi këtë e kishte promovuar qeveria e atëhershme LSDM-BDI. Vendosja e një sistemi të tillë, pritet të mundësojë qarkullim më të shpejtë të mallrave dhe njerëzve. Sisteme të tilla kemi me Shqipërinë në Qafë Thanë dhe Serbinë në Tabanoc por megjithatë, edhe në këto dy vendkalime kufitare shpesh ndodhë të ketë radhë të gjata për kalim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat