DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit

Maqedonia

DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit

Më: 25 janar 2025 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm, temperaturat më të ftohta janë shënuar në Manastir, Prilep dhe Berovë, ku temperatura minimale ka qenë -4 gradë Celsius, ndërsa më e ngrohta në Krushevë dhe Gjevgjeli, ku janë shënuar 3 gradë Celsius, njofton Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik i Republikës së Maqedonisë.

Në Tetovë dhe Strumicë temperatura minimale është -2, në Shkup-Petrovec dhe Kavadar – 1, pastaj në Shkup-Zajçev Rid, Dibër, Pretor, Veles, Shtip, Demir Kapi – 0 gradë, ndërsa në Kriva Pallankë, Ohër, Vinicë. Mavrovë dhe Kodrën e Diellit temperatura minimale është 1 gradë Celsius dhe në Kumanovë 2 gradë Celsius.

Mbulesa më e madhe e borës është në Kodrën e Diellit – 40 centimetra, e ndjekur nga Mavrova – 31, Krusheva – 15 dhe Manastiri – 10.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale.

Në Shkup do të ketë mjegull me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe kryesisht e qetë gjatë ditës. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 12 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat