LSDM shprehu shqetësim serioz për gjendjen në Klinikën e Onkologjisë, ku mungesa e barnave ka vënë në rrezik terapinë e pacientëve që varen nga kjo.
LSDM kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë, drejtorit të Fondit për Shëndetësi, Sasho Klekovski dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari.
“Janë të papranueshme justifikimet kur bëhet fjalë për jetën e njerëzve. Kaosi i Onkologjisë duhet të ketë përgjegjësi. Këta persona nuk kanë ofruar terapi adekuate për pacientët, e cila është drejtpërdrejt e rrezikshme për jetën. Pacientët janë lënë në vuajtje, ndërsa qeveria po e zgjidh problemin me donacione, ndërsa në të njëjtën kohë shpall blerjen e aeroplanit”, akuzoi LSDM
Partia opozitare thekson se kjo fatkeqësi humanitare është rezultat i papërgjegjshmërisë dhe çorganizimit të pushtetit aktual dhe kërkon përgjegjësi për hapat e pandërmarra.