Bozhinovska vizitoi një nga minierat e vendit: Prioritet janë praktikat e qëndrueshme dhe siguria e minatorëve

Maqedonia

Bozhinovska vizitoi një nga minierat e vendit: Prioritet janë praktikat e qëndrueshme dhe siguria e minatorëve

Më: 25 janar 2025 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale, Sanja Bozhinovska sot e vizitoi minierën SASA, miniera më e madhe nëntokësore për plumb dhe zink në vend, e cila prodhon përafërsisht 800.000 tonë xehe në vit.

Në takimin me përfaqësuesit e ekipit drejtues të minierës, Bozhinovska theksoi se i mbështetë praktikat e minatorëve të cilat janë të qëndrueshme dhe të sigurta, ndërsa njëherit e ceki edhe rëndësinë e inovacioneve në xehtari.

Nga Ministria kumtuan se në SASA drejtpërdrejtë janë të punësuar rreth 770 persona, pjesa më e madhe banorë të komunitetit lokal, ndërsa puna e suksesshme miniersë SASA në gjashtë vitet e fundit i mundësoi të paguajë mbi 85 milionë dillarë në formë të tatimeve, të cialt janë shfrytëzuar për mbështetje të zhvillimit të vendit dhe përmirësim të cilësisë së jetës së njerëzve.

Drejtori i përgjithshëm i Minierës SASA, Kristofer Kolburn theksoi se në gjashtë vitet e kaluara si pjesë e Central Azia Metals, kompani internacionale e xeheve, janë investuar mbi 80 milionë dollarë në projekte kapitale, pajisje bashkëkohore, digjitalizim, përmirësim të sigurisë, standardeve dhe kushteve për punë në minierë.

Gjatë vizitës ministrja i vizitoi edhe korridoret nëntokësore të miniersë ku bisedoi me minatorët për përvojat dhe sfidat e tyre. Punëtorë theksuan se siguria në terren është prioritet dhe se vazhdimisht punojnë në përmirësimin e kushteve për punë.

Vizita në SASA është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të ministres Bozhinovska për komunikim të drejtpërdrejtë dhe vizitë të rregullt tek të gjitha kapacitetet në ingerenca të ministrisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat