“Dy paga minimale, tashmë disa muaj, nuk mjaftojnë që të mbulohen nevojat themelore për një familje”, thonë nga opozitarja LSDM.
Nga LSDM thonë se politikat e gabuara ekonomike të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së pasuruan elitat kurse varfëruan popullin.
Ata thonë se paga minimale duhet të jetë mbi 500 euro.
“LSDM çdoherë ka qenë dhe do të jetë në anën e punëtorëve edhe në krizat më të rënda, nuk i harruam punëtorët. Për herë të parë Qeveria e LSDM-së rriti pagën minimale për 100% në krahasim me vitin 2016, respektivisht në 22.567 denarë, derisa paga mesatare neto nga 22.460 u rrit në 42.000 denarë. Edhe tani, LSDM-ja është në anën e punëtorëve. LSDM-ja mbështet kërkesat për rritje të pagës minimale në 31.500 denarë. Kërkojmë që Qeveria urgjentisht të heq dorë nga luksi, t`i braktis politikat e gabuara dhe ta rrisë pagën minimale dhe pagën e punonjësve në sektore të ndryshme”, tha Lolita Ristova nga LSDM.