“Prej dhjetë ditësh pacientët me kancer metastatik nga i gjithë vendi kanë mbetur pa terapinë e nevojshme biologjike. Prej dhjetë ditësh këta pacientë, jeta e të cilëve është në rrezik, janë lënë në harresë. Frika e tyre se një mungesë e tillë e terapisë biologjike nuk do të ndodhë në të ardhmen është e arsyeshme”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
LSDM akuzon qeverinë për neglizhencë dhe mosprokurim në kohë të duhur për barna.
“Përgjegjësia për kalvarin që po kalojnë pacientët onkologjikë i takon tërësisht qeverisë për shkak të planifikimit dhe financimit të papërgjegjshëm dhe të parakohshëm të prokurimit publik për këto barna. Pacientët përballen jo vetëm me mungesë të terapisë biologjike, por edhe me mungesë të personelit shëndetësor dhe kushteve bazë të trajtimit.
Asgjë nuk është bërë për mbrojtjen e pacientëve dhe dëshmi e kësaj neglizhence është mungesa e një plani adekuat, një sistemi funksional dhe regjistri i pacientëve, si dhe prokurimi i parakohshëm i barnave”, thuhet në reagimin e LSDM-së.