Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor, jo Kuvendi

Maqedonia

Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor, jo Kuvendi

Më: 26 janar 2025 Në ora: 14:53
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se Kuvendi nuk mund të shkarkojë anëtarë të këtij trupi, kurse shtë shprehur edhe kundër idesë për shkarkim të plotë.

Qëllimi, sic thotë, është që të kthehet besimi nga gjykatësit, për shkak se edhe tek ata është në nivelin shumë të ulët.

“Jemi dëshmitarë se shumë procedura zgjasin shumë gjatë nëpër gjykata. Duhet të konsultohen gjykatësit, përse është kështu, ku është problemi, ta detektojmë, të përpiqemi që përmes ndryshimeve ligjore të shkurtohen këto afate. Në këtë mënyrë edhe qytetarët më shpejt do të arrijnë tek drejtësia dhe do të jenë më të kënaqur. Kjo nuk mund të bëhet brenda natës, është një proces që duhet të zhvillohet me kujdes dhe në fund do të rezultojë me rritjen e besimit në gjyqësorin”, tha Kambovski.

Por, ndryshimet e fundit që paralajmërohen për Këshillin Gjyqësor janë se do të shkarkohen anëtarët që zgjidhen nga Kuvendi, për shkak të raportit negativ vjetor, ai tha se nuk është ide e mirë që në mënyrë kolektive të shkarkohen trupat kolektive. Angazhohet për përgjegjësi individuale.

“Nuk mund të themi se të gjithë gjykatësit nuk janë të mirë dhe duhet të shkarkohen të gjithë. Jo, përgjegjësia individuale është ajo që duhet t`i kushtohet kujdesi dhe me të vërtetë ata individë që nuk e kryejnë punën, të përgjigjen. Nuk mund që të gjithë të tjerët që bëjnë punën, janë profesionistë dhe personalitete me integritet të lartë, të vuajnë për shkak të kolegëve tjerë”, tha Kambovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat