Gripi që ka prekur fëmijët, ka lanë shkollat pothuajse pa nxënës. Mungesa të nxënësve për shkak të gripit kishte pothuajse në të gjitha Shkollat. Drejtoresha e shkollës fillore “Ismail Qemali”, Teuta Imeri tregon se javën që lamë pas ka pasur mungesa të nxënësve dhe personelit të arsimtarëve për shkak se kanë qenë të sëmurë nga gripi. Mosha që më së shumti ka qenë e prekur nga gripi ka qenë ajo nga 7 deri në 10 vjeç.
“Si zakonisht gjysmë vjetori i dytë fillon me pak ftohje dhe me grip çdo herë, çdo vit, kështu që edhe sivjet është tek të gjithë nxënësit. Ka pas mungesa të nxënësve që kanë qenë të prekur me grip, por jo në një numër shumë të madh, por është vërejtur që është gripi sezonal si zakonisht në dimër. Më së shumti se tre ditë nuk ka mungesë të fëmijëve, për veç se atyre fëmijëve që e dimë se janë të shtrirë nëpër spitale tërë javën nuk janë në mësim”, tha Teuta Imeri, drejtoreshë e shkollës Ismail Qemali.
Pasi në muajin shkurt është paralajmëruar që të jetë piku i gripit, drejtoresha u bënë thirrje nxënësve dhe prindërve që të kenë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe
“Mundohemi që edhe fëmijëve të kalsëve të ulëta dhe prindërve ju sugjerojmë që sa më tepër vitamine, t’ju japinë pemë dhe perime me vete, në vend të ushqimeve të thata. Ne mundohemi nga ana jonë që pastërtia të jetë në nivelin e duhur dhe të jetë sa më ngrohët në ambientet shkollore”, shtoi ajo.
Gjatë javës 251 persona të prekur nga gripi ka qenë të moshës 5 deri në 14 vjeç, ndërsa 20 kanë qenë nga mosha 0 deri në moshën 4 vjeçare.