Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe

Maqedonia

Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe

Më: 26 janar 2025 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë përmes një press-konference ka drejtuar akuza se po cënohen të drejtat e punëtorëve që duan të çanëtërësohen nga një sindikatë dhe të anëtarësohen në sindikatë tjetër.

Sipas tyre, një punëtorë duhet të presë 3 vite për t`u çanëtarësua nga një sindikatë dhe të kalojë në tjetër dhe se ky absurd nuk ekziston askund përvec se në Maqedoni.

Kryetari i Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë, Marjan Risteski, njjoftoi se një punëtor i cili kishte dashur të çanëtarësohet nga Sindikata, I është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku nga atje më 9 tetor 2024 kanë konstatuar se me forcë askush nuk mund të mbajë qytetarët në sindikatë të caktuar.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese, mban anë në veprimin sindikalist dhe ka potencuar se për këtë situatë do ta njoftojnë Kryeministrin në takimin e radhës së Këshillit Ekonomiko-Social.

Risteski tha se sindikata në mëtë mënyrë ka për qëllim ta shantazhojë Qeverinë, duke e mbajtur me forcë anëtarësinë.

“Jemi dëshmitarë se deputetë, kryebashkiakë, kalojnë nga njëra në partinë tjetër, fatkeqësisht punëtori nuk mund të kalojë në sindikatë tjetër. Zotërinjtë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, thonë se punëtori ka shfrytëzuar të drejtën për ta mbrojtur, ka shfrytëzuar K-15. Sindikata duhet t`i mbrojë të drejtat e punëtorëve dhe është merita jonë që marrin K-15 dhe cmime jubilare. Tani a duhet që edhe ne të vendosim tenda para Gjykatës Kushtetuese? Është e qartë se gjyqësori në Maqedoni është katastrofë”, tha Risteski.

Në takimin e radhës me Këshillin Ekonomiko-Social, do të bisedohet edhe për rritjen e pagës minimale, Risteski tha se rritja e pagës prej 1800 denarë, është e vogël.

“Ne për pagën minimale kërkojmë që të rritet, shpresojmë se do të jetë më e madhe nga ajo që kërkohet nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Në takim prezente do të jetë edhe Ministrja e Financave. Ajo herën e kaluar tha se Buxheti është në kondicion të mirë dhe shpresoi se do të gjejmë gjuhë të përbashkët për rritjen e pagës minimale”, deklaroi Risteski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat