Numri gjithnjë e më i madh i të prekurve nga gripi në Kumanovë e sidomos pas paralajmërimeve se piku i gripit do të arrijë gjatë muajit shkurt, ka bërë që numër i madh i banorëve të rajonit të Kumanovës të pranojnë vaksinat anti-grip.
Nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë njoftojnë se deri më tani vaksinat kundër gripit i kanë pranuar 4.196 qytetarë duke shtuar se ky numër çdo ditë shkon duke u rritur. QSHP, akoma disponon me numër të mjaftueshëm të vaksinave falas si dhe atyre komerciale. Pikat për vaksinim kundër gripit gjenden në hapsirat e QSHP-së.
“Ne akoma disponojmë me numër të mjaftueshëm të vaksinave kundër gripit. Këtë vit kemi numër më të madh të vaksinuarve kundër gripit deri më tani në nivel të QSHP kemi të vaksinuar 4.196 qytetarë, gjithashtu kemi shpenzuar rreth 60 vaksina komerciale, bëhet fjalë për ata persona që nuk i takojnë grupit të qytetarëve për vaksina falas”, theksoi DR. Stemenkovska.
Nga QSHP njoftojnë se ka akoma numër të mjaftueshëm të vaksinave por duke tërhequr vëmendjen se ata që vaksinohen për një peridhë të caktuar kohore nuk duhet të bien në kontakt me persona të sëmurë.
“Qytetarët edhe më tej mund të vaksinohen me akcent të posaçëm që personi që vaksinohet, për arsye se imuniteti arrihet brenda 2-3 javëve dhe krijohen antitruptha, duhet të ketw kujdes që mos të bie në kontakt me persona të sëmurë”, shtoi Dr. Stamnkovska.
Ndryshe vaksinat komerciale kushtojnë 700 denarë kurse i shfrytëzojnë personat që paraqiten vet e që kryesishtë janë nga sektorë që kanë kontakte të shumta me njerëz. Ndërkaq, paraqitja falas për vaksinim kundër gripit sezonal mund të bëhet përmes web faqes vakcinacija.mk dhe në atë mënyrë regjistrohen drejpërdrejtë në sistemin “Termini Im” për vaksinim.