SPB Shkup njofton qytetarët e Shkupit se sot (27.01.) dhe nesër (28.01.2025) kryetari i Kuvendit të Republikës së Malit të Zi, Andrija Mandiq, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe prandaj Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.
SPB Shkup apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë.
Ndërkohë, LAMM njofton se sot komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë.
Ndërsa në pikat kufitare nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.