ISHP: Një gjashtëdhjetë vjeçar nga Kumanova ka vdekur nga Covid-19

Maqedonia

ISHP: Një gjashtëdhjetë vjeçar nga Kumanova ka vdekur nga Covid-19

Më: 28 janar 2025 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Javën e kaluar është regjistruar vdekja e një personi të infektuar me Covid-19, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në raportin javor për periudhën 20-26 janar.

Bëhet fjalë për një person 60-vjeçar nga Kumanova, i vaksinuar me dy doza kundër COVID-19 – doza e fundit është marrë më shumë se tre vjet më parë. Personi kishte sëmundje shoqëruese dhe vdiq në spital.

Javën e kaluar në vend u regjistrua vetëm një rast pozitiv me Covid-19. Një person nga Struga është infektuar.

“Nga data 20 deri më 26 janar 2025 janë testuar gjithsej 341 materiale në laboratorët që kryejnë testimin molekular dhe testimin e antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, me 20,5 përqind më shumë se javën e kaluar (n=283). Është regjistruar një rast i ri pozitiv, një më pak krahasuar me javën e kaluar”, njofton ISHP.

Që nga fillimi i vitit, deri më 26 janar, janë regjistruar gjithsej 14 persona me COVID-pozitiv. Numri i të sëmurëve në muajin aktual, siç shtohet në raportin e ISHP-së, është 2.3 herë më i lartë se në dhjetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat