Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë mbështet thirrjet për bojkot të tregjeve

Maqedonia

Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë mbështet thirrjet për bojkot të tregjeve

Më: 28 janar 2025 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Sipas shembullit të Kroacisë, të premten në rrjetet sociale u shfaqën thirrje për qytetarët në vend që të mos bëjnë pazar në markete për shkak të çmimeve të larta.

Ndërsa, këto ditë ky aksion po shtrihet edhe në vendet e tjera të Ballkanit si Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë, ndonëse nuk është organizatore e këtyre aktiviteteve, i përkrah thirrjet për bojkot, aq më tepër që siç thotë kryetarja e saj Mirjana Lonçar, qytetarët çdo ditë përballen me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore.

“Organizata e konsumatorëve mbështet thirrjen civile në rrjetet sociale për bojkot të tregjeve. Ne nuk jemi organizatorë të këtij aksioni, por i përkrahim qytetarët që të inkurajojmë biznesin që t’i ulë çmimet e produkteve, veçanërisht të produkteve ushqimore sepse janë vërtet më të shtrenjta”, thotë Lonçar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat