Në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit është ulur dukshmëria deri në 20-30 metra

Maqedonia

Në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit është ulur dukshmëria deri në 20-30 metra

Më: 28 janar 2025 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi.

Nga atje njoftojnë se për shkak të rënies së mjegullave është ulur dukshmëria deri në 100-150 metra rreth qytetit të Manastirit dhe në 20 deri 30 metra në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit.

Nga LAMM njoftojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat