Rritet prodhimi i duhanit këtë vit në Maqedoni. Deri në këtë moment janë blerë rreth 23.5 milionë kilogramë dhe deri në fund të periudhës së blerjes më 28 shkurt kjo shifër mund të arrijë afër 24 milionë kilogramë dhe vlerësimet fillestare të Sindikatës së Kultivuesve të Duhanit ishin se korrja nuk do të peshonte më shumë se 17 ose 17.5 milionë kilogramë.
Sipas Sindikatës përcjell “Sitel” , kjo sasi ka ndodhur për shkak se është blerë duhan shumë i lagësht dhe nuk është refuzuar papastërtia, pra është blerë duhan me rërë dhe tokë në kartona. Dhe vetë vegjetacioni i zgjatur gjatë vjeljes së duhanit kontribuoi në rendimentin e lartë.
“Ajo shifër është marrë nga blerja e duhanit të lagur, mosrefuzimi i papastërtive në vetë kutitë dhe e gjithë kjo e ka sjellë atë shifër për duhanin.
Nëse do të blihej duhan i thatë dhe do të bëheshin zbritje si në të kaluarën?
Po të ishte, në vendin tonë nuk do të kishte më shumë se 20 milionë kilogramë duhan”, thotë Kire Risteski, kryetar i Sindikatës së Shoqatave të Duhanit.