Partia e Pensionistëve mbështet bojkotin e marketeve në Maqedoni

Maqedonia

Partia e Pensionistëve mbështet bojkotin e marketeve në Maqedoni

Më: 29 janar 2025 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Partia e pensionistëve bënë thirrje që të bojkotohen marktetet ditën e premte. Nga atje thonë se mbështesin iniciativën qytetare për bojkot të marketeve më datë 31.01.2025.

“Pensionistët, si një nga kategoritë më të cenueshme ekonomikisht në shoqëri, janë thellësisht të prekur nga praktika e rrënjosur e një numri të madh tregtarësh dhe zinxhirësh të shitjes me pakicë për të manipuluar dhe anashkaluar Ligjin për Praktikat e Padrejta të Tregtisë, i cili definitivisht përfaqëson një akt që meriton dënimin më të fortë.

Prandaj, Partia e Pensionistëve e mbështet plotësisht nismën dhe u bën thirrje anëtarëve të saj, të gjithë pensionistëve dhe qytetarëve që të tregojnë qëndrimin e tyre me veprime konkrete për të bojkotuar të gjithë ata që bëjnë fitime financiare të mëdha, të padrejta dhe joetike në kurrizin e të gjithëve ne”, njoftojnë nga partia e Pensionistëve.

Nga atje kërkojnë nga Qeveria të marrin masa efektive dhe të gjejnë zgjidhje afatgjate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat