Koalicioni VLEN njofton se ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në bashkëpunim me përfaqësuesit e sektorit shëndetësor, ka njoftuar për rritjen e kapitacionit për mjekët amë me 20 deri në 25 denarë.
“Pra nga periudha e ardhshme kapitacioni nga 75 denarë sa ishte deri më tani është bërë 100 denarë për pacient, një masë që synon të mbështesë mjekët amë në përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Kjo do të luaj rolë edhe në parandalimin e sëmundjeve dhe jo vetëm në shërimin e tyre.
Ne do të punojmë me mjekët amë që t’i stimulojnë pacientët që të bëjnë më shumë kontrolle shëndetësore dhe analiza të vazhdueshme sidomos ato në mamografisë për gratë”, thonë nga VLEN.
Nga VLEN thonë se ky vendim është vetëm një nga masat e shumtë që do të ndërmerren për t’i përmirësuar kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe për të avancuar sektorin shëndetësor në përgjithësi.