Ndalohen dy shtetas turq në Maqedoni, kapen duke kontrabanduar emigrantë

Maqedonia

Ndalohen dy shtetas turq në Maqedoni, kapen duke kontrabanduar emigrantë

Më: 29 janar 2025 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Policia e RMV-së njofton se dje ka arrestuar dy shtetas turq të cilët janë kapur duke kontrabanduar emigrantë.

“Dje rreth orës 12:15 minuta në magjistralen Tabanovc-Kumanovë, nga ana e punonjësve policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri, kanë ndaluar D.I.H (44) nga Republika e Turqisë, me vendbanim të përkohshëm në RMV. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin “Opel Vectra” me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte, janë gjetur dy persona nga Republika e Turqisë, të cilët pas kontrolleve janë konstatuar se kanë hyrë ilegalisht në vend”.

“Më datë 28.01.2025 në ora 18.30 në stacionin e pagesës Smokvicë, punonjësit e Policisë së Stacionit të Policisë për Kontroll Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar, kanë ndaluar personin N.T (45) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në RMV. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Geely Atlas Pro” me targa të Shkupit, në pronësi të një kompanie të makinave me qira, të cilin e drejtonte, janë gjetur katër emigrantë nga Siria, njëri prej të cilëve i mitur”, njofton MPB.

Nga MPB shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të ngrihen kallëzime përkatëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat