Stojkovski: Tri nga gjashtë ilaçet që mungojnë në Klinikë e Onkologjisë pritet të arrijnë sot dhe nesër

Maqedonia

Stojkovski: Tri nga gjashtë ilaçet që mungojnë në Klinikë e Onkologjisë pritet të arrijnë sot dhe nesër

Më: 29 janar 2025 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Dy nga gjashtë medikamentet që mungojnë në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë në Shkup pritet të arrijnë sot, ndërsa nga nesër në Klinik do të jetë në dispozicion edhe një bar tjetër.

Kështu deklaroi drejtori i Onkologjisë, Igor Stojkovski, në një deklaratë për AIM-në shtetërore pasdite.

Tri ilaçe e tjera, sipas Stojkovskit, në Klinikë do të arrijnë në fillim të shkurtit.

“Po përfundojnë procedurat administrative për ata që mungojnë ilaçet, për të ofruar terapi të përshtatshme për pacientët”, thotë drejtori i Onkologjisë.

Stojkovski informoi se nga java e ardhshme do të kenë në dispozicion mjete të reja buxhetore me të cilat do të sigurohet terapi për pacientët onkologjikë deri në fund të vitit.

Nëse ka nevojë për mjete shtesë financiare, siç tha ai, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore do t’i plotësojë nevojat e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat