Një i ri nga Negotina ka pësuar lëndime të rënda në punë, të cilat janë konfirmuar në spitalin e Kavadarit, njofton SPB–Veles.
“Dje në ora 14:55 në DPB – Negotinë është raportuar se në afërsi të një fabrike në fshatin Dubrovë të Negotinës nga një kamion pirun i drejtuar nga Z.B., 51 vjeç, nga Negotina është goditur punonjësi B. I., në moshën 26 vjeçare.
26-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat i janë konstatuar në spitalin e Kavadarit”, sqarojnë nga SPB–Veles.
Kontrolli është kryer nga ekipi inspektues i Policisë Rajonale të Negotinës.