DPHM: Më ftohtë në Berovë, shtresë dëbore prej 32 centimetrave në Kodrën e Diellit

Maqedonia

DPHM: Më ftohtë në Berovë, shtresë dëbore prej 32 centimetrave në Kodrën e Diellit

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Maqedonia sot në mëngjes ka regjistruar temperatura të ulëta, më ftohtë në Berovë -4 gradë, ndërsa më e ngrohta në Vinicë dhe Krushevë me 3 gradë.

Dëborë ka vetëm në zonat më të larta malore, me 32 centimetra borë në Kodrën e Diellit dhe 15 centimetra në Mavrovë

Paradite në disa lugina do të ketë mjegull, por gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare që pasdite do të shtohen.

Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 9 deri në 17 gradë.

Në Shkup në mëngjes do të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira mesatare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat