Shumë persona të sëmurë nga gripi dhe virozat sezonale nuk paraqiten te mjekët familjarë për të kërkuar ndihmë.
Mjekët amë thonë se simptomat nuk duhet neglizhuar pasi shpesh ecuria e gripit mund të jetë e pa parashikueshme edhe te personat e shëndetshëm dhe pa sëmundje shoqëruese.
Të sëmurët kronikë dhe të moshuarit të cilët janë vaksinuar nuk bëjnë simptoma serioze të sëmundjes.
Ndryshe nga vitet e kaluara, virusi duket më agresiv dhe simptomat mund të zgjasin nga 7 deri në 14 ditë.