SPB Ohër: Një fëmijë katër vjeçar, ndërroi jetë në Spitalin e Strugës

Maqedonia

SPB Ohër: Një fëmijë katër vjeçar, ndërroi jetë në Spitalin e Strugës

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Një fëmijë katër vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Repartin e Fëmijëve në Spitalin e Strugës, njoftoi sot Sektori për Punë të Brendshme në Ohër.

Sipas informacioneve, rasti në polici është raportuar rreth orës 09:50, nga personeli mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Strugës.

“Personeli mjekësor nga Spitali i Përgjithshëm në Strugë është njoftuar se në Repartin e Fëmijëve në spital është sjellë një fëmijë katërvjeçar nga Struga, i cili për një kohë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Përkundër ndihmës urgjente mjekësore, ai vdiq”, tha zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski.

Autoritetet shtojnë se policia në koordinim me prokurorin publik po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat