Ministria e Punëve të Brendshme zhvillon aksion të zgjeruar policor në disa qytete për zbulimin dhe konfiskimin e parave të falsifikuara.
Në aksion janë të përfshirë edhe zyrtarë të Europolit dhe Interpolit, të cilët e koordinojnë operacionin bashkë me zyrtarët vendas. Jozyrtarisht, po punohet në shkatërrimin e një grupi ndërkombëtar kriminal i cili operon në shumë shtete.
Policia po punon në zbulimin e të gjithë anëtarëve të rrjetit, por edhe në konfiskimin e banknotave të falsifikuara në euro dhe dollarë.
Hetimi është i drejtuar edhe në identifikimin dhe demontimin e një shtypshkronje në vend, ku janë prodhuar paratë e falsifikuara. Nga Prokuroria paralajmërojnë detaje pas mbarimit të aksionit.