Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, përmes rrjeteve sociale informoi se grupet parlamentare të OBRM-PDUKM-së, VLEN-it dhe ZNAM-it kanë dorëzuar kërkesë për mbajtjen e debatit publik me qëllim të analizimit dhe përcaktimit të nevojës për ndryshim të rregulloreve ligjore, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve.
“Sot si grupe parlamentare të OBRM-PDUKM-së, VLEN-it dhe ZNAM-it kemi paraqitur kërkesë për mbajtjen e dëgjimit publik me qëllim të analizimit dhe konstatimit të nevojës për ndryshimin e rregulloreve ligjore, me qëllim të rritjes së sigurisë së qytetarëve.
Presim mbështetje nga të gjithë deputetët dhe tejkalimin e problemeve sistematike me të cilat po ballafaqohemi vitet e fundit”, thuhet në postimin e Micevskit në Facebook.