Ndërpritet përkohësisht skijimi në Kodrën e Diellit

Maqedonia

Ndërpritet përkohësisht skijimi në Kodrën e Diellit

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Autoritetet njoftojnë se për shkak të kushteve të motit, është ndërprerë përkohësisht skijimi në Kodrën e Diellit.

“Për shkak të kushteve të pafavorshme të klimës dhe mjegullës së dendur, skijimi do të ndërpritet përkohësisht.

Pritet që mjegulla të pastrohet dhe të vazhdojmë me aktivitetet e skijimit.

Ju lutemi, qëndroni të informuar për njoftimet e ardhshme”, thonë nga Ski Qendra “Kodra e Diellit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat