Digjet makina e prokurorit i cili po trajton dy çështje të ndjeshme

Maqedonia

Digjet makina e prokurorit i cili po trajton dy çështje të ndjeshme

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Digjet makina e një prokurori nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup.

Nga Prokuroria njoftojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa autorët janë ende të panjohur.

“Indikacionet fillestare tregojnë për një lidhje të mundshme me faktin se prokurori publik po trajton dy çështje të ndjeshme, për të cilat aktualisht po ndërmerr veprime intensive hetimore”, thonë nga prokuroria, nga ku nënvizojnë se organet hetimore po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e plotë të shkaqeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat