Pandov: Janë zbuluar 70 celularë në një ditë në burgun e Shkupit

Maqedonia

Pandov: Janë zbuluar 70 celularë në një ditë në burgun e Shkupit

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 22:38
Aleksandar Pandov

Shtatëdhjetë telefona janë zbuluar vetëm sot tek të paraburgosurit në Burgun e Paraburgimit në Shkup (Shutkë) në bastisjet e 40 qelive, të kryera nga njësiti intervenues nga burgu i Idrizovës, njoftoi drejtori i Drejtorisë për zbatim të sanksioneve, Aleksandar Pandov.

Në një intervistë për Sitel, ai tha se polici i burgut të shtunën nuk e ka kontrolluar kutinë e biskotave në të cilën ndodhej telefoni i Vasil Jovanovit dhe dyshohet se nuk e dinte se çfarë kishte brenda, gjegjësisht “atë e ka bërë për shkak të naivitet”.

Punonjësi i burgut u pezullua të shtunën, ndërsa të nesërmen u pezullua edhe kolegu i tij pasi i dha një telefon një të paraburgosuri.

Ai pretendon se shumica e telefonave celularë futen në burgje nga oficerët e burgjeve dhe se në një shoqëri të korruptuar si kjo e jona, sistemi i burgjeve është më i korruptuari. Përveç drejtuesve të rinj të burgjeve, këto institucione penale, tha ai, janë me personel të njëjtë që kanë trashëguar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat