Në rrjetet sociale paralajmërohet sërish bojkot i marketeve

Maqedonia

Në rrjetet sociale paralajmërohet sërish bojkot i marketeve

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Thirrja për bojkot të rrjeteve të mëdha të shitjes me pakicë, që është planifikuar të bëhet këtë të premte, po përhapet sërish në rrjetet sociale. Apelohen qytetarët që të përmbahen nga pazaret, ndërsa fushata quhet “Black Friday” për supermarketet.

Bojkoti i javës së kaluar tashmë ka treguar efektin e tij – sipas të dhënave të PRO, më 31 janar 2025, qarkullimi në tetë rrjetet më të mëdha të supermarketeve ra me 46,59% krahasuar me të premten e kaluar.

Megjithatë, një pjesë e madhe e qytetarëve kanë bërë blerjet ditën e nesërme, duke rezultuar në një rritje prej 11.3% të qarkullimit ditën e shtunë.

Bojkoti i parë i organizuar nga qytetarët u zhvillua me sloganin “Zbritje, zbritje kur çmimet janë të njëjta” dhe mori mbështetje nga publiku, partitë politike dhe qeveria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat