Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, në lidhje me ngrirjen e programeve të USAID-it nga ana e administratës së rë amerikane, besoj se SHBA-ja duhet të mbetet partner i vendit.
“Unë besoj se vendimi për ngrirjen e programeve të USAID-it mund dhe të mos jetë përfundimtar. Do të shohim se si do të zhvillohet në periudhën e ardhshme për shkak se administrata e re e presidentit Donald Tramp hyn në bisedime dhe negociata, duke dashur të arrijë efektet në ato që ai paralajmëroi në raport me vendet e tjera. Ajo është një ndihmë serioze që kemi marrë fillimisht si vend në periudhën e kaluar, ka ndikuar edhe në uljen e deficitit ndërsa sigurisht mendoj që SHBA-ja duhet të gjejë një formë nëse duan ta ndryshojnë, dhe të mbeten partner të vendit”, deklaroi Filipçe në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas vizitës në kishën Shën Spas, ku u bënë homazhe me rastin e lindjes së Goce Dellçevit.
Në përgjigjen për shportën konsumatore, Filipçe tha se ajo që ndodhi ditëve të kaluara është vetëm një dëshmi se qeveria absolutisht nuk është e interesuar për standardin e qytetarëve dhe e lë atë në vendin e fundit.
“Nuk ka pasur asnjë diskutim konstruktiv për pagën minimale në mbledhjen e Këshillit ekonomik social, ka pasur një lloj analize, formimi i një lloj komisioni të cilën besoj se nuk do të sjellë asnjë rezultat, nuk ka lidhje me mënyrën se si llogaritet shporta e sindikatës, kur njerëzit shkojnë në market dhe blejnë produktet e nevojshme thjesht nuk ka para të mjaftueshme në portofol”, tha Filipçe, duke shtuar se personat nuk mund ta lidhin muajin me muajin.
Sipas tij, Qeveria duhet të jetë e vetëdijshme se është absolutisht fajtore sepse standardi i qytetarëve po bie gradualisht dhe ai akuzoi se qeveria nuk ka asnjë strategji as për pagën minimale, as për mesataren, ndërsa çmimet po rriten absolutisht në mënyrë të pakontrolluar.