Murtezani në PE: Mbështetje për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Murtezani në PE: Mbështetje për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 17:05
Ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani

Ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, në ditën e parë të vizitës së tij të punës në Bruksel, realizoi takim me euro-deputetët Tajs Rojten (S&D) dhe Matej Tonin (EPP), raportues në hije për Maqedoninë e Veriut, njoftojnë nga Ministria.

“Në takimet u konfirmua mbështetja e fuqishme e Parlamentit Evropian për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Euro-deputetët theksuan rëndësinë e reformave dhe dinamikën e procesit të aderimit, si dhe nevojën për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me të gjitha vendet anëtare të BE-së. U theksua se vazhdimi i rrugës integruese varet nga përpjekjet e përbashkëta dhe qasjes konstruktive në zgjidhjen e sfidave në rrugën evropiane.

Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut drejt agjendës evropiane. Ai theksoi se vendi mbetet partner aktiv në procesin e aderimit dhe pret qasje të parashikueshme dhe të drejtë nga ana e Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftim.

Vizita e ministrit Murtezani në Bruksel vazhdon me sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat