MASH-Maqedoni: Këshilli për akreditim të arsimit të lartë mund të riorganizohet sipas modelit të atij hungarez

Maqedonia

MASH-Maqedoni: Këshilli për akreditim të arsimit të lartë mund të riorganizohet sipas modelit të atij hungarez

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 20:38
Pamje nga takimi

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot realizoi takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Këshillit për akreditim të arsimit të lartë të Hungarisë, Peter Levente Lakatos, i cili u shpreh i hapur për bashkëpunim dhe mbështetje për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së sistemit kombëtar të arsimit të lartë.

“Përvoja hungareze me riorganizimin e Këshillit për akreditim të arsimit të lartë, të krijuar në vitin 1993, por i reformuar së fundmi, mund të na ndihmojë shumë në rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të punës sonë. I jam mirënjohëse drejtorit që ndau më shumë informacion për ndryshimet që i kanë bërë në periudhën e kaluar dhe që kanë dhënë rezultatet e pritura”, tha Janevska pas takimit, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në komunukatë thuhet se ministrja Janevska merr pjesë në Samitin dyditor të ministrave të Arsimit, Inovacionit dhe Kulturës të Ballkanit Perëndimor dhe Hungarisë, ndërsa gjatë takimit të sotëm ka vizituar edhe lektoratin maqedonas në Universitetin ELTE ku është takuar me profesorin Zllatko Panzov dhe disa nga 25 studentët nga Hungaria, Ukraina, Kina dhe vende të tjera që zgjodhën të studiojnë gjuhën maqedonase.

Ajo u takua gjithashtu me studentë maqedonas që studiojnë në universitetet hungareze përmes bursave në kuadër të programit Stipendium Hungaricum.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat