Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë

Maqedonia

Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 22:52
Ilustrim

Policia e Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër një inspektoreje ndërtimore nga komuna e Kumanovës, njoftoi sot policia, e cila dyshon për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Drejtoria e Punëve të Brendshme të Kumanovës dyshon se inspektorja gjatë mbikëqyrjes së saj ka konstatuar ndërtim pa leje, por në vend që ta dënojë personin juridik, ka konstatuar se komuna duhet ta bëjë largimin dhe e ka dëmtuar buxhetin komunal për gati gjysmë milioni denarë.

“SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër L.T.(60) nga Kumanova për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Parashtruesja e ankesës, inspektore ndërtimore në komunën e Kumanovës, ka kryer kontroll në një objekt në Kumanovë dhe ka konstatuar një ndërtim pa leje, për largimin e të cilit, në vend që të dënojë personin juridik, ka konstatuar se largimi duhet të bëhet nga komuna e Kumanovës, duke dëmtuar kështu buxhetin e komunës së Kumanovës për 498.503 denarë”, njoftojnë nga SPB Kumanovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat