Komisioni i Këshillit Gjyqësor do t’i shqyrtojë rastet e mëparshme gjyqësore që janë proceduar ndaj Vasil Jovanovit, shoferi i cili goditi me veturë për vdekje 22-vjeçaren Frosina Kulakova, paralajmëroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski.
“Ne kemi filluar shqyrtimin e lëndëve dhe nesër formalisht do të formohet një komision nga Këshilli Gjyqësor dhe pas shqyrtimit të të gjitha atyre dokumenteve do të dalim me një qëndrim nëse ka pasur lëshim apo jo.
Të gjitha komentet që janë bërë publike do të shqyrtohen dhe të gjitha do të veprohet”, tha Kambovski.
Më herë edhe Prokurori, Gavrill Bubevski theksoi se është zgjeruar hetimi edhe me prindërit e të akuzuarit Vasil Jovanov.