Vdekja e Frosinës, Kambovski: Nesër formohet Komision për shqyrtimin e dosjeve të Vasil Jovanovit

Maqedonia

Vdekja e Frosinës, Kambovski: Nesër formohet Komision për shqyrtimin e dosjeve të Vasil Jovanovit

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 20:36
Frosina Kulakova

Kryetari i Këshillit Gjyqsor Aleksandar Kambovski është shprehur se Këshilli tashmë po shqyrton të gjitha dosjet që lidhen me të dyshuarin Vasill Jovanov, i cili goditi për vdekje 22 vjeçaren, Frosina Kulakova në qytetin e Shkupit.

“Kemi filluar me shqyrtimin e dosjeve. Nesër Këshilli Gjyqsor do të formoj Komision i cili do të shqyrtojë të gjitha dosjet, pas çka do të dalë me qëndrim nëse ka pasur lëshime në proceset e mëparshme gjyqsore të të akuzaurit Vasill Jovanov”, tha Kambovski.

Edhe Prokuoria në krye të detyrës. Prokurori publik Gavrill Bubevski bëri me dije se prokuroria po e zgjeron lëndën edhe për prindërit e të akuzuarit Vasill Jovanov.

“Kjo për shkak se vetura ka qenë në pronësi të babait të tij. Prandaj i janë dhënë urdhërat e nevojshme Ministrisë së Brendshme që ta shqyrtojnë gjithë gjenezën e veturës dhe dhënien e asaj veture të dyshuarit, sepse ai nuk ka pasur leje për vozitje dhe e ka vozitur atë veturë dhe këtu po kërkojmë të vërtetojmë përgjegjësinë për paramendim edhe nga ana e prindërve”, tha Bubevski

Frosina Kulakova ka ndërruar jetë më 29 janar pasi ishte goditur me veturë në një vendkalim për këmbësor nga 20-vjeçari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat