Ky është parashikimi i motit për sot

Maqedonia

Ky është parashikimi i motit për sot

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Moti sot në mëngjes i kthjellët dhe ftohtë, gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë Vardarit.

Temperatura minimale do të jetë prej -7 deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 4 deri në 12 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, në mëngjes i ftohtë ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të ulet në -3 ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat