Mexhiti: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe sigurinë globale

Maqedonia

Mexhiti: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe sigurinë globale

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 11:05
Izet Mexhiti

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në kuadër të vizitës në Washington, mori pjesë në Interparliamentary Security Forum, që u organizua nga Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt.

Mexhiti thotë se në forum u diskutuan çështje të sigurisë për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian.

“Natyrisht, gjatë fjalimit theksova se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sektorin e mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor, pas krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë ishte dhe mbetet kruciale.

Në këtë forum pjesëmarrës ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, të cilët ndanë përvojat e tyre në sfidat e sigurisë. Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe sigurinë globale, duke qenë një aktor i përgjegjshëm dhe burim i eksportit të paqes rajonale”, ka shkruar Mexhiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat