VLEN në një kumtesë për media thekson se kanë miratuar rritje të buxhetit për efikasitetin energjetik të konvikteve që siç thonë, në total shuma do të arrijë 40 milionë denarë. Nga VLEN thonë se, ky vendim është hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për studentët.
“Qeveria VLEN ka miratuar rritje të buxhetit për efikasitetin energjetik të konvikteve, duke e çuar shumën totale në 40 milion denarë. Kjo rritje e buxhetit është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për studentët dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Investimi te studentët është investim në ardhmërinë tonë. Ne besojmë se ofrimi i kushteve më dinjitoze për studentët është një hap i rëndësishëm drejtë një shoqërie të shëndoshë. E investimi në efikasitet energjetik mbi të gjitha është një investim për ndërtimin e një shoqëri të ndërgjegjshme për mbrojtjen e mjedisit dhe rrethit ku jeton”.
“Angazhimi ynë për studentët është i paçmuar dhe këtë po e dëshmojmë me investimet që po bëjmë për modernizimin dhe përmirësimin e kushteve të konvikteve. Rritja e investimeve për efikasitet energjetik do të sjellë kursime të mëdha në konsumimin e energjisë, do të ulë ndotjen dhe do të krijojë një ambient më të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për studentët. VLEN do të vazhdoj të mbështet zhvillimin e arsimit dhe ofrimin e mundësive më të mira për brezat e ardhshëm. Angazhimi ynë është që studentët të kenë mundësi të jetojnë në një mjedis të ngrohtë, të sigurt dhe të qëndrueshëm”, thonë nga VLEN.