Bullizmi dhe Vandalizmi!

Maqedonia

Bullizmi dhe Vandalizmi!

Nga: Neim Kurtishi Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 14:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot ne shkollen "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" f .Poroj - Tetovë u mbajt një ligjeratë publike nga ne si shërbim profesional Pedagog , Psikolog:

Mireme Fetai dhe Sociolog: Miqireme Krasniqi ,me nxënësit e klasëve  të nënta, rreth çështjes se mprehtë të fenomenit të perhapur të bullizmit, ngacmimit dhe dhunës verbale, psikologjike dhe fizike qe ndodh nëpër ambjentet shkollore dhe me gjerë ne shoqëri, 

Ne këtë bashkebisedim u theksua mbrojtja dhe masat paraprake parandaluese rreth ketij fenomeni të shëmtuar, prej te cilit vuajnë shumë të rinjë te moshave shkollore, qe nga shprehia e zakonshme lektike e ofenduese deri në trysninë e pandërprerë psikologjike por dhe rastet e veçanta të  abuzimit dhe dhunës fizike ekstreme...Bullizmi kjo plagë e hapur e shoqerisë sonë që ka zanafillë prej një kohe shumë të gjatë, që është pasqyruar në forma e trajta të ndryshme sociale, si ne marredhëniet e moshës shkollore po ashtu dhe në institucione të tjera shoqërore, gjithkund ky fenomen gjendet në sasinë  e caktuar në varesi te rrethanave dhe kushteve që e mundesojnë të përhapet e zhvillohet...

Bullizëm i pastër mund te quhet dhe të tallurit apo të vënit në lojë të fëmijeve midis tyre për rezultatet e tyre mësimore, mund të jenë gjithashtu, përmasat fizike, veshja, paraqitja, por mund të jenë dhe perkatesitë etnike e fetare, të mos harrojmë se jetojmë në një shoqëri multi-etnike me pabarazi dhe mos ekuilibra të dukshme qartazi..

Bulizmi ekziston gjithashtu dhe  në institucione të tjera publike në trajtën e racizmit, apo nepotizmit,shpërfilljes së meritave intelektuale e shumë e shumë të tjera, por ne fokusohemi tek moshat shkollore për të dhënë mesazhin dhe sensibilizimin e duhur që në moshën më  të re, që rinia jonë,e ardhmja jone të jetë e mirëinformuar rreth vetive negative që mbart në vetëvete kjo dukuri,dhe të gjejnë mënyrën e duhur ta reduktojnë ose ta eleminojnë krejt këtë formë te shëmtuar paragjykimi ndërnjerezor, të mos harrojmë se jetojmë në një situatë të globalizimit boteror,qe do të thotë se janë mundesitë të studiojmë e punojmë përreth gjithë globit tokësor. 

Por detryrim i yni moral dhe shpirtëror është që të edukohemi të pranojmë gjithçka të ndryshme prej asaj të cilës jemi mesuar, qoftë kjo kultura kombëtare, gjuha e folur dhe e shkruar, traditat e zakonet në vendin që jetojmë, ti bashkërendisim të barabarta me të drejtat e atyre që janë në shumicë ose pakicë në një shtet funksional multi-etnik siç është dhe vendi ynë ,prandaj ka shumë rëndësi që të brumoset rinia me parime të mira e te shëndetshme përsa i përket bashkëjetesës ndërnjerezore, është detyrimi ynë moral që brezit të ri të ardhmës sonë ti japim udhëzimin dhe drejtimin e duhur..

"VETËM SË BASHKU MUND T'I THEMI STOP BULLIZMIT DHE VANDALIZMIT", ishte motoja që shoqëroi këtë aktivitet. Pedagog : Naim Kurtishi .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat