Kallëzim penal ndaj drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ohër

Maqedonia

Kallëzim penal ndaj drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ohër

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Policia e Ohrit ka ngritur kallëzim penal kundër A.Sh (39) nga Ohri.

Kjo për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Ai në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të ISHP-së – Spitali i Përgjithshëm në Ohër, duke mos ushtruar mbikëqyrje të duhur dhe pa bazë ligjore, katër punëtorëve administrativë në spital, të cilët nuk kanë pasur vendime për pozitë drejtuese, caktoi koeficientin e menaxhimit dhe përgjegjësisë, duke u siguruar atyre të drejtën për pagë më të lartë, në dëm të spitalin në vlerë të përgjithshme prej 257.920 denarë.

Kjo është konstatuar edhe gjatë një inspektimi të jashtëzakonshëm të kryer nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat