Aksident trafiku në rrugën Veles-Gradsko, lëndohet një shtetas i Kosovës

Maqedonia

Aksident trafiku në rrugën Veles-Gradsko, lëndohet një shtetas i Kosovës

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Nga SPB Veles është raportuar se në rrugën rajonale Veles-Gradsko, në afërsi të kryqëzimit Karaslari, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni “Volvo” me rimorkio i drejtuar nga D.N.(28) nga fshati Vatashë dhe një “Volkswagen Polo” i drejtuar nga H.U (61) nga Kosova.

Në aksident ka pësuar lëndime të rënda drejtuesi i mjetit “Volkswagen Polo”.

Ndërsa pasagjeri i tij P.K (60) nga fshati Dolno Sonje, komuna e Sopishtës, ka pësuar lëndime, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm Veles.

Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga policia e SPB-Veles.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat