Denoncime për vendosjen e mjeteve shpërthyese në emailet zyrtare të disa institucioneve arsimore në Shkup dhe qytete të tjera të vendit janë pranuar sot në mëngjes.
Sipas MPB-së, mëngjesin e sotëm ka pasur kërcënim me bombë në disa shkolla në Shkup, Koçan, si dhe në dy shkolla në Shtip.
Në disa shkolla, pas inspektimeve nga MPB, mësimi ka rifilluar.
MPB njofton se gjatë ditës do të ketë më shumë informacione për këto raste.