Pas kërcënimeve të rreme me bomba në shkolla, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka formuar një grup ndërsektorial për të përballuar më efektivisht situatën dhe për të marrë masa për ruajtjen e sigurisë në objektet shkollore.
Ministrja Vesna Janevska sqaroi se në të gjitha shkollat janë bërë kontrolle dhe më pas nxënësit janë kthyer në mësime. Është për të ardhur keq që disa njerëz po luajnë me fëmijët dhe po shqetësojnë publikun.
“U bëjmë thirrje mësuesve dhe punonjësve të tjerë të shkollave që për komunikim të përdorin adresat zyrtare të emaileve të krijuara nga Ministria e Arsimit. Detyrimet e veta kanë edhe komunat nën juridiksionin e të cilave ndodhen shkollat. Ne rekomandojmë që të punësohet siguria fizike dhe të instalohet mbikëqyrje video kudo që të jetë e mundur. Siguria e fëmijëve është e para”, tha Janevska në një konferencë për shtyp.
Ministrja shtoi se janë marrë të gjitha masat për të zbardhur rastet.