MPB: Të gjitha alarmet për bomba në shkolla ishin të rrejshme

Maqedonia

MPB: Të gjitha alarmet për bomba në shkolla ishin të rrejshme

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së sotme kanë kryer të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me denoncimet elektronike të shumta për mjete shpërthyese nëpër shkolla në disa qytete në vend.

Nga MPB shtojnë se kanë konstatuar se të gjitha rastet kanë qenë të rrejshme.

“Ministria informon opinionin se për të siguruar veprim efikas, të planifikuar dhe të koordinuar, pas raportimeve të mëngjesit për kërcënime të dërguara në mënyrë elektronike, është formuar Shtabi operativ dhe janë angazhuar të gjitha shërbimet kompetente dhe profesionale policore”.

“Ministria apelon edhe një herë qytetarët që të shmangin çdo dezinformim dhe spekulim lidhur me këtë fenomen”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat