Dëshmitari i fundit i Prokurorisë: “Të akuzuarit janë psikopatë, më kërcënuan para dhënies së dëshmisë”

Maqedonia

Dëshmitari i fundit i Prokurorisë: “Të akuzuarit janë psikopatë, më kërcënuan para dhënies së dëshmisë”

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 19:46
Viktimat

Në gjykatën Penale vazhdoi procedura gjyqësore për vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Dëshmitari Goce Trajkovski tha se para seancës ka marrë kërcënime nga anëtarët e partisë politike “Desna”, ndërsa të akuzuarit i quajti psikopatë.

Ata përmes profilit të facebook-t me titullin “Patundshmëri Manastir” kanë dërguar porosi deri te dëshmitari të bëjë kujdes se çfarë dëshmon për shkak se mund të përfundojë në vrimë.

Ky ishte dëshmitari i fundit i prokurorisë. Në seancën tjetër do të vazhdohet me prezantimin e provave materiale. Deri më tani askush nuk tha se babai i Vanjës në ndonjë mënyrë ka qenë pjesë e rrëmbimit dhe vrasjes së Vanjës dhe Pançes.

“Goce Trajkovski tha në kuptimin e plotë të fjalës gjithçka që di, veprimet që i ka ndërmarrë gjatë gjithë procedurës. Një pjesë edhe me kërkesë të policisë dhe kjo fare nuk është e kontestueshme dhe njeriu dha një dëshmi të paanshme nga e cila nuk mund të nxirret diçka që do ta komprometonte Aleskandrin në gjithë këtë çështje dhe jemi të kënaqur që më në fund dëgjohet e vërteta e plotë, dëgjohet ajo që Goce e tha edhe para prokurorit publik në variant shumë më të gjerë”, tha Vlladimir Tufegxhiq – avokat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat