Ligji për kufizimin e shpenzimeve të udhëtimit, i paraqitur nga “E Majta”, do të jetë në rendin e ditës të seancës parlamentare të së mërkurës.
Qëllimi i propozimit është të kufizohet keqpërdorimi i privilegjeve zyrtare, siç janë shpenzimet e udhëtimit për deputetët, të cilat sipas Levicës krijojnë zhgënjim të jashtëzakonshëm te qytetarët.
“Shpenzimet e udhëtimit po keqpërdoren nga zyrtarët dhe kjo po krijon zemërim dhe zhgënjim tek njerëzit”. Prandaj, kërkojmë uljen e këtyre privilegjeve”, thotë “E Majta”.
Propozimi parashikon që kostot e udhëtimit të llogariten sipas çmimit të tregut prej 6.5 litra karburant për çdo 100 kilometra.
“Ne besojmë se kjo është një zgjidhje shumë më realiste dhe racionale, e cila do të jetë e pranueshme për të gjithë parlamentin dhe do t’i japë fund shumave astronomike që deputetët marrin nga buxheti i shtetit”, propozon E Majta, duke shtuar se duhet të hiqen plotësish shpenzimet e udhëtimit.